Me rastin e 60 vjetorit të anëstarësimit të Shqipërisë ne UNESCO është zhvilluar për herë të parë Ekspozita që dëshmon rreth kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
Ekspozita “Dritare në Artin Mesjetar Shqiptar” në Paris përmban 20 ikona që pasyrojnë për vizitorët trashëgiminë dhe kulturën shqiptare të përiudhës bizantine dhe post bizantine. Një rrugëtim të zhvilluar në territorin shqiptar.
Kjo ekspozitë në Paris fton publikun e gjerë dhe studiues të fushës në një eksperiencë të rrallë në njohjen e mjeshtërve eponim dhe anonim si dhe atelieve më të spikatura të kohës, nëpërmjet veprës së trashëguar prej tyre.
Në ceremoni ishin të pranishëm Ernesto Renato Ottone Ramirez, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Kulturën në UNESCO, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, Zëvendës Ministres së MPJE, Artemis Dralo, Ambasadorit të Shqipërisë në UNESCO, Ferit Hoxha dhe personalitete e ambasadorë në UNESCO.
“Çfarë mund të bëjmë për të promovuar paqen në botë”?
Kjo është çështja që UNESCO-ja shtroi për zgjidhje që kur u krijua në vitin 1945, fill pas luftrave që përgjakën botën.
Po të kthehemi prapa në kohë shohim që një përgjigje për këtë na e ka dhënë Shenjëtorja jonë shqiptare, Nënë Tereza: “Shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde!”– u shpreh ministrja Kumbaro në fjalën e hapjes.
“Kur Shqipëria hyri në UNESCO, 60 vite përpara, ende nuk e kishim zgjidhur problemin e paqes me veten, ndaj dhe për më shumë se 30 vite prania jonë ishte gati formale, thjesht me dëshirën për të qenë në paqe të rreme me të tjerët. Gjithçka nis pra me njohjen e vetes dhe tjetrit. Ky është thelbi.
Dhe njohja nis nga zakonet, traditat, mënyra e jetesës, të shprehura në arkitekturën e shtëpive, qendrave historike apo objektet e rralla, pra në trashëgiminë materialedhe shpirtërore që mbart gjithësecili, nis kështu nga Kultura”– u shpreh më tej Kumbaro.
“UNESCO mbetet e pazëvendësueshme në këtë rol unik të rëndësisë që i jep arsimit, kulturës, vlerave të qytetërimeve të cilat përbëjnë garantimin e stabilitetit të vendeve tona, të cilat do të shpëtohen nga Kultura.
Shqipëria bëhet pjesëmarrëse në krijimin e vlerave të përbashkëta të qytetërimit evropian, për të cilin kemi strukturën dhe të cilën ne dëshirojmë të zhvillojmë së bashku, sepse e kaluara që ne e ruajmë së bashku do të jetë themeli i së ardhmes sonë”-shtoi Kumbaro.
“E tillë është kjo ekspozitë që ne hapim sot këtu në UNESCO, një gjest i vogël i kulturës sonë të mrekullueshme, Histori e artit tonë, një pjesë e vogël e artit tonë bizantin, që i kemi ekspozuar në një muze të ri dhe të mrekullueshëm të artit mesjetar në Korçë, një qytet i bukur në Shqipëri, me një ekuilibër të përsosur në mes të lindjes dhe Perëndimit, siç është edhe vetë Shqipëria, ku jeta shpirtërore është dashuria njerëzore, si në veprat më të suksesshme të artit” -përfundoi Mirela Kumbaro.