MENU

“Haha, Jo”

Dua Lipa refuzon propozimin për martesë!

13.11.2018 - 23:01

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka me miliona fansa në të gjithë botën, por ndërsa shumë prej tyre ëndërrojnë ta jenë në koncertet e këngëtares, ka edhe të tjerë që pretendojnë më shumë se kaq.

E veshur me një fustan bardhë e zi dhe me pupla, Dua arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve në eventin e “NRJ Music Awards”, duke u komplimentuar për paraqitjen e saj. Si në çdo event tjetër, në tapetin e kuq e kanë pritur këngëtaren Lipa shumë fansa, të cilët kur ajo afrohej, nuk hezitonin të bënin ndonjë video të shkurtër apo fotografi.

Njëri prej tyre, ka shfrytëzuar rastin që kur Dua iu afrua, t’i bëjë asaj një propozim për martesë. “Dua, dua të martohem me ty”, thotë ai, teksa këngëtarja shqiptare me të qeshura i përgjigjet “Haha, Jo”.


Mesa duket këngëtarja shqiptare di të tejkalojë me të qeshura dhe shaka çdo situate të tillë që i vihet përballë. Kujtojmë që prej vitesh, Dua është në lidhje me modelin e njohur anglez, Isaac Carew.

LONDON, ENGLAND – MAY 30: Dua Lipa and Isaac Carew leaving Soho House Frith Street on May 30, 2018 in London, England. (Photo by Mark R. Milan/GC Images)