MENU
klinika

Skënderbeu mblodhi shqiptarët

Dua Lipa: Të thuash jam krenare është nënvlerësim!

20.11.2018 - 15:01

Nga Inva Mula, Olen Cesari, Ermal Meta, Elhaida Dani e Kastriot Tusha morën pjesë mbrëmjen e së hënës në Vatikan, një koncert në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa e pranishme ishte edhe Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se më shumë se kurrë më parë krenare për origjinën e saj. Ylli i muzikës pas koncertit u shpreh dashura e saj për rrënjët dhe origjinën e saj sa vjen e shtohet.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun ku mora pjesë së bashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë. Dashuria për rrënjët e mia sa vijnë e rriten edhe më shumë sesa kam menduar. Të thuash jam krenare është nënvlerësim. Çfarë ndjenje,”-shkroi Dua në Instagram.