MENU
klinika

Kombëtarja

Duka merr vendimin për trajnerin Panucci

21.11.2018 - 12:58

Gjithë “tymnaja” e së ardhmes së Christian Panuccit duket se është shuar pas fitores së mbrëmshme 1-0, në miqësoren ndaj Uellsit, zhvilluar në “Elbasan Arena”. Deklarata e Panuccit dhe e Dukës pas ndeshjes tregonte për një vijim të punës.

Dhe sot, “Procesi Sportiv” bën me dije se mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe trajnerit Christian Panuccit është zhvilluar një takim që ka vendosur dhe të ardhmen e trajnerit.

Biseda është zhvilluar privatisht dhe duket se presidenti ka vendosur t’i besojë trajnerit aktual dhe për eliminatoret e Kampionatit Europian. Gjatë takimit bëhet me dije se trajneri është zbrapsur nga disa prej pikave të tij kyçe.

duka dhe panuci
duka dhe panuci

Panucci është kritikuar shumë kohët e fundit, madje në Shkodër, gjatë humbjes së thellë me Skocinë, ai është fyer nga tifozët në kor, duke shprehur hapur pakënaqësinë ndaj teknikut italian, që tashmë duhet të impenjohet për kualifikueset e Europianit, po me ngjyrat kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN