MENU
klinika

Nga Sali Mehmeti

“Duopoli serbo-turk” në Kosovë, e prodhimi vendas i pamundur

07.11.2018 - 00:18

Vendos badihava taksa kundër prodhimeve serbe kur politikat shtetnore vis-a-vi prodhimit vendor janë suicidale.

Qysh bahet që ma e leverdisshme âsht me e çelë nji lesh autolarje sesa nji plantacion pemësh?

Ky âsht rrëfimi i të mjerëve hygoian: nji prodhues mollësh në këtë vend të hamamtë detyrohet me e shitë 8 cent nji kilogram mollë tek furnitorë që i diktojnë çmimet.

taksa kunder prodhimeve serbe-konica.al
taksa kunder prodhimeve serbe-konica.al

Veç imagjinoje: 1 mijë kg mollë = 80€, dhe masanej luhet idioti i çuditun kur pemëtarë e vneshtarë zemërplastë i shkatërrojnë me duert e veta pemishtet e vneshtat se konkurenca e pabarabartë nuk i le vend me ekzistue.

Duopoli serbo-turk në Kosovë, mungesa e politikave proteksioniste e masat e tjera, bajnë që prodhimi vendor thjesht me u ba i pamundun.