MENU
klinika

Operacioni i policisë

Durrës/ Arrestohen dy të rinj, kapen me armë

13.11.2018 - 10:42

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj pasi në makinën e tyre janë gjetur armë zjarri. Pas kontrollit të imtësishëm, dy të rinjtë janë shoqëruar në komisariat.

Makina e të rinjve është kontrolluar imtësisht, duke kërkuar në kroskot, bagazh, poshtë sedileve e çdo vend të mundshëm deri sa janë zbuluar dhe armët.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës;
• Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip “Benz” ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm

• një pistoletë tip “Blou Mini”;

• 2 krehera, 25 fishekë;

• një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” në bashkëpunim.