Menu

Terminali për kroçerat

Durrës/ Investime të reja në portin detar

08.11.2018

Qeveria shqiptare në buxhetin e vitit 2019, ka akorduar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, një buxhet edhe për investime në portet detare.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, se këtë vit do të vazhdojnë investimet në portin e Vlorës, në terminalin e ri.
Gjiknuri shpjegoi se do të investohet edhe në portin e Durrësit edhe pse ky port është në përdorim nga koncesionar privat.

Në portin e Durrësit ne kemi hapur garën për thellimin e portit për të bërë të mundur hyrjen e anijeve me kapacitet të madh, pasi porti i Durrësit rrezikon të bllokohet, ka nevojë për gërmim, thellim të kanalit e rritjen e thellësisë mbi 12 metra. Fondet janë gati, gara do çelet këtë vit. Pra në krye të 6 muajve porti i Durrësit do të jetë gati për të pritur anije të mëdha”.

Një tjetër investim që pritet të bëhet gjatë vitit 2019 në infrastrukturën portuale, është dhe terminali i Kroçerave në Durrës.

Ministri Gjiknuri tha gjithashtu  se “po shikojmë mundësinë përmes një investimi privat, për të ndërtuar një terminal për Kroçerat në Durrës. Është rritur interesi për ardhjen e kroçerave”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN