MENU
klinika

Epidendra në Prezë

Durrës/ Regjistrohen lëkundje të lehta toke

06.11.2018 - 08:51

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë trembur banorët e Durrësit dhe rrethinave përreth, pasi Jnë ndjerë lëkundje toke.

Fatmirësisht lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk ka patur dëme materiale, aq më pak njerëzore.

Tërmeti i lehtë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në orët e vona pranë Durrësit. Lëkundja sizmike me epiqendër Prezën, në afërsi të Vorës, ka qenë me magnitudë 2.6 dhe thellësi 17 km.

Lëkundja u konsiderua e lehtë dhe për këtë arsye nuk ka shkaktuar dëme. Ajo pason atë të regjistruar mbrëmjen e datës 3 nëntor, rreth orës 22.42, në Gjirin e Lalzit, me magnitudë 2.7.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN