MENU
klinika

La Liga, java 12

Dy fitore radhazi, Real i afrohet Barcelonës

11.11.2018 - 22:47

Real Madrid ka filluar të bëjë mirë, si në kampionat, ashtu edhe në frontet e tjera. Sonte ka mposhtur Celta Vigo-n 4-2 dhe i është afruar grupit të kryesuesve në La Liga.

Të besuarit e Solari-t nuk kanë hasur shumë vështirësi në ndeshjen e javës së 12-të të kampionatit spanjoll dhe po tregojnë një rritje në formë. Reali duket i karikuar që nga sekonda e parë e ndeshjes dhe Benzema mund të kishte shënuar që në minutat e para, por shpërdoroi dy mundësi të mira.

Por edhe vendasit përmenden, madje mund të kishin shënuar po të mos ishte për topin që përplaset në shtyllë vetëm një minutë përpara se Real të kalonte në avantazh.

Në minutën e 20’ Modric jep një top të artë për Benzema i cili me gjakftohtësi mposht portierin nga brenda zonës. Aq mjaftonte për pjesën e parë për djemtë e Solari-t. pas pushimit Real dyfishon rezultatin në minutën e 56’ falë autogolit të Daniel Cabral.

Benzema goditi topin mes këmbëve të portierit, por topi devijohet dhe shkon nga shtylla te shpaulla e Cabral. Kur u mendua se ky ishte goli që vulosi fitoren e Los Blancos, Mallo ngushton diferencën në minutën e 61’.

Ndeshja mbetet e hapur deri në momentin kur arbitri akordoi penallti për miqtë. Sergio Ramos e merr përsipër dhe e shndërron në gol duke vulosur përfundimisht fitoren e Real. Në fund të takimit shënohen edhe dy gola, nga një për skuadër. Ceballos për miqtë dhe Mendez për vendasit kanë vendosur rezultatin përfundimtar 4-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN