MENU
klinika

Përfiton nga pushimi

Dy shishe vere 31 mijë euro! Ronaldo shpenzon në Londër

14.11.2018 - 18:13

Cristiano Ronaldo po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme pushimin e marrë nga Juventusi, ndërsa nuk është grumbulluar sërish as nga kombëtarja e Portugalisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Që pas ndeshjes së të dielës ndaj Milanit, ku arriti edhe të shënoi një gol, portugezi, së bashku me të dashurën e tij Georgina dhe djalin e tij të madh, janë zhvendosur për pushime në Londër.

Dy ditë më parë, ata u fotografuan teksa ishin duke ndjekur një ndeshje tenisi në radhën e parë, ndërsa tashmë “The Sun” ka zbuluar se Ronaldo ka porositur në restorant dy shishe verë me çmimin e kripur prej 31 mijë eurosh.

Dëshmitarët në restorant treguan se Ronaldo së bashku me gruan dhe dy miq të tyre porositën dy shihet e verës, e para e llojit, “Richebourg Grand Cru”, që kushton 20 mijë euro, ndërsa tjetra “Pomerol Petrus” 1982-shit që kushton 11 mijë euro. Madje sipas tyre shishen e dytë nuk e përfunduan.

Megjithatë, bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, i cili fiton me mijëra dollarë në javë dhe një shifër e tillë e shpenzuar në një ditë pushimi nuk është aspak problem për të.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin