MENU
klinika

“E bukura e dheut”

E dashura e “nxjerr zbuluar”, fotoja e parë çift

27.11.2018 - 13:57

Aktori i “Portokallisë”, Gaz Paja, nuk preferon të bëjë publike detaje nga jeta e tij private dhe është munduar ta mbajë sa më larg mediave atë.

Megjithatë, së fundmi është folur shumë se ai është në një lidhje edhe pse deri tani nuk ishte publikuar asnjë foto apo emri i të dashurës së tij. Gaz Paja bëri pak muaj më parë një deklaratë të rrallë për partneren, duke e cilësuar atë si “e bukura e dheut”, por vetëm kaq.

Ndërsa së fundmi, ka qenë pikërisht vajza, e cila mendohet se është e dashura e aktorit që ka publikuar një foto së bashku me Gazin.

Ira Seferi e ka shoqëruar foton me një ‘emoji’ në formë zemre dhe me këtë i ka treguar të gjitha.

Nuk kemi akoma, as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem vërtet mirë,”- u shpreh gjatë intervistës së fundit aktori.