MENU
klinika

De Biasi

“E dua Shqipërinë, por për stolin kuqezi…”

20.11.2018 - 13:25

Futbolldashësit shqiptarë presin me ankth se çfarë do të ndodhë nesër, pas miqësores me Uellsin, ku në fokus është e ardhmje e trajnerit Panucci në stolin kuqezi. Shumë tifozë kërkojnë rikthimin e De Biasit.

Ky i fundit, i cili ka qenë në “Loro Boriçi” duke parë disfatën e thellë të Kombëtares, tregon për “Panorama Sport” emocionet e asaj ndeshjeje, komenton situatën e kuqezinjve dhe jep “recetën” e ringritjes.

Pse vuan kaq shumë Shqipëria?

Nuk e di praktikisht pse vuan. Mbase vuan sepse kundërshtarët janë në formë dhe mbase për faktin se skuadra nuk është e kompletuar, siç ka ndodhur së fundmi, duke qenë se kanë munguar Sadiku dhe Roshi që janë futbollistë të rëndësishëm për Kombëtaren.

skocia kombetarja
skocia kombetarja

Por në Ligën e Kombeve kemi luajtur me skuadra që kanë qenë renditur poshtë nesh në renditjen e FIFA-s?

E di, por tani për tani, skuadra nuk po kalon një moment të mirë, është në një moment të vështirë. Gjë që mund të ndodhë. Për më tepër, siç thashë më parë, mungojnë lojtarë dhe po përpiqet që të integrojë të rinj. Është një çmim që duhet paguar.

Ku ka gabuar Panucci, pasi ka gabuar në diçka apo jo?

Unë jam i fundit që mund të them se ku ka gabuar. Nuk kam asnjë ide. E kam ndjekur situatën në një mënyrë shumë sipërfaqësore dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me lojtarët dhe aq më shumë me të tjerë.

I shoh gjërat nga jashtë siç i shikoni edhe ju. Nuk shkoj të shoh stërvitjet. Nuk di… Ndaj, është diçka e vështirë për t’u thënë se ku ka gabuar. Gjithsesi, trajnerët janë të zotë kur gabojnë sa më pak që të jetë e mundur.

kombetarja para skocise
kombetarja para skocise

A ka më pak cilësi kjo skuadër sesa më parë?

Mbase po, pasi ndonjë lojtar është i dëmtuar dhe jashtë ekipit, por mendoj se përgjithësisht është ekip që ka pak a shumë cilësinë që kishte ajo që shkoi në Europian.

Si mund të ringrihet Kombëtarja?

Duke punuar dhe duke i parë idetë me qartësi dhe duke ditur që duhet ndërtuar një grup i besueshëm me nja 30 lojtarë, mbi të cilët të mbështesë punën e tij. Në të tilla raste nuk duhet zgjeruar domosdoshmërisht numri i lojtarëve të thirrur për t’u parë nga afër. Nëse më pas ndonjëri bie ne sy në mënyrë të dukshme, Panuçi edhe mund ta grumbullojë.

Nëse Panucci ikën dhe Duka iu ofron mundësinë, do riktheheshit në Kombëtaren shqiptare?

Unë jam mësuar që të komentoj vetëm gjërat e sigurta dhe jo supozimet mediatike.

De Biasi dhe Duka

Pavarësisht kësaj, ju nuk e keni një ndjesi nëse ky supozim ndodh?

Kur të ndodhë, do të ta them se si do të reagoj.

Nuk ekziston ideja për t’u rikthyer?

Qartësisht, ju e dini që kur kam qenë këtu, në Shqipëri, kam qenë mirë dhe në këtë pikëvështrim ekziston gjithmonë një dashuri e veçantë për Shqipërinë, për shqiptarët. Më tej, sa i përket presidentit, kam një raport shumë të mirë me të.

Çfarë i thatë Dukës pas ndeshjes me Skocinë?

Asgjë! Ne u pamë, por nuk folëm për ndeshjen. Ishim të dy mjaftueshëm të trishtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN