MENU
klinika

Skënder Gega, trajner i Partizanit

“E merituam, kujtoni edhe shtyllat me penalltinë”

30.11.2018 - 21:05

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, pas fitores në derbi, kërkon përsëri të qëndrojë me këmbë në tokë, duke e quajtur një fitore të bukur, por nuk është fituar titulli.

Në fjalët e tij për “Supersport”, ku Gega u shpreh shumë i lumtur me faktin që skuadra e tij diti të reagojë. Mes të tjerash, tekniku i “Demave të kuq” u shpreh:

 “E thyem tabunë, rëndësi ka që e morëm trepikëshin. E para, i uroj trajnerit Mema një karrierë të gjatë se është profesionist dhe e do fanellën me shpirt, e respektoj, në 90 minuta ishim kundërshtar.

Patëm vështirësi në momentin që u ndëshkuam. Ishte një moment ku shumë lojtarë mund të largonin topin. Por gjetëm forcat dhe jam i kënaqur që reaguam. Në fakt, çdo trajner e fillon me 11 lojtarë, respektoj të gjithë ata që kanë veshur fanellën e Partizanit.

Për fatin tonë, autori i dy golave hyri në kohën e  duhur, që kur kam ardhur është folur vazhdimisht për Hebajn, nuk i kam dëgjuar asnjëherë zërat. Unë shoh stërvitjen, kohën e fundit ka reaguar, më shumë se ç’duhet, shpresoj që të vazhdojë kështu.

Ajo që ndodhi me Albanin nuk është e mirë si sportist, por është jeta private, e kam thënë edhe në konferencë, që në jetën private të gjithë kemi episode. Unë si teknik do të kisha dëshirë që Albani të ishte fizikisht në 100% se kishte probleme.

Dy ditët e fundit fizioterapistët më dhanë garanci që është mirë dhe teknikisht bëra zgjidhjen e duhur që për ta futur në portë, për të marrë maksimumin, nuk ishte kapiten dhe nuk është gjë e lehtë, por luajti mirë.

Janë disa rregulla e pika që i kemi si klub. Vendimi është i mi, asnjë nga klubi, në asnjë kohë a moment nuk pyeti a do luajë, vendimet teknike deri ditën e sotme kanë qenë gjithnjë të miat. Edhe në momentet e këqija kam marrë mbështetje. Nuk ishte risk, ishte vënie para përgjegjësie për atë që ndodhi dhe jam i kënaqur.

Unë jam përgjegjësi, jam vendimmarrës, jam lider, kur e shoh se çfarë është e mirë për familjen, mund të ndryshoj për 5 minuta. Ajo që ndodhi ishte jashtë stërvitjes, jashtë fushës. Në fushë ka qenë i disiplinuar dhe shembull. Ka masa administrative, klubi e hoqi nga kapiteni dhe i dha mundësinë për të kontribuar.

partizani -tirana 2-1
partizani -tirana 2-1

Mensah punon shumë mirë, ka rritur agresivitetin dhe lëvizshmërinë, ai njeh topin, lëviz në zona të ngushta. Mund ta lija me tepër në fushë por Çinari është më agresiv në zonë dhe mund të na ndihmonte. Kjo është pjesë e punës, edhe ndërrimet fusha i tregon nëse ke të drejtë apo jo.

Sa u përket gabimeve, dua të shoh ndeshjen me qetësi, të shoh ku bëmë gabime, luajtëm kundër Tiranës, që është shumë e mobilizuar. Me ardhjen e Memës treguan se kanë futboll nuk e meritojnë të jenë aty. Goditëm dy herë shtyllat, me perceptimin tim na u mohua një penallti, pra ishte e merituar.

Ne menduam të pritnim Tiranën, të vinin ato dhe të gjenim diçka nëpërmjet hapësirave. Asani dhe Mala nuk ishin në pikat ku duhej të ndëshkonim, edhe për meritë të Tiranës. Në pushim menduam të mos gabonim, por u ndëshkuam.

partizani tirana 2-1
partizani tirana 2-1

Vëmendja më e madhe e lojtarëve të qendrës, plus edhe e Malës që na ndihmoi, hyrja e Hebajt na dha shtytje në mes. Kaluam me dy sulmues qendre dhe presioni bëri të shënonim dy herë dhe raste të tjera” – përfundoi trajneri Skënder Gega.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin