MENU
klinika

Basketboll Femra

E teta radhazi, SH.K.B Tirana nuk njeh rivalë

30.11.2018 - 21:20

Në basketbollin e femrave në Shqipëri ka një skuadër të pathyeshme. SH.K.B. Tirana në basketboll për femra vijon marshimin e saj në kampionat, duke marrë sot në mbrëmje fitoren e tetë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura.

Bardheblutë e trajnerit Borova fituan 74-57 në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase, ndeshje e vlefshme për javën e tetë të kampionatit, Grupi A. Një ndeshje në sens unik, në përgjithësi e dominuar nga basketbollistet bardheblu, ndjeshëm më superiore në parket se shkodranet.

Vllaznia, që këtë sezon ka bërë një paraqitje të mirë, u përpoq të rivalizojë, por pa forcën e duhur, duke u detyruar në fund të pranojë humbjen e tretë në kampionat.

Për Tiranën ky sukses është shumë i rëndësishëm, pasi fitoi në një fushë ku rivali i saj kryesor për titull, Flamurtari, doli i humbur, ndaj dhe fitorja e çon në +3 pikë avantazhin e bardhebluve me ndjekësit më të afërt.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A, java e 8-të (27 nëntor)

Studenti – Flamurtari 59-85

E premte, 30 nëntor

Vllaznia – Sh.K.B.Tirana 57-74

E shtunë, 1 dhjetor

Elbasani – Sh.B.Tirana, ora 14:00

Renditja: Sh.K.B.Tirana 16 pikë (8/0), Vllaznia 13 pikë (5/3), Flamurtari 13 pikë (5/3), Sh.B.Tirana 11 pikë (4/3), Studenti 9 pikë (1/7), Elbasani 7 pikë (0/7).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN