MENU
klinika

Durrës

Eksploziv makinës së drejtorit të Hekurudhave

19.11.2018 - 09:34

Makinës së Drejtorit të Hekurudhave Shqiptare, Ani Dyrmishi i është vendosur lëndë plasëse.

Sipas informacioneve mjeti i Dyrmishit ndodhej i parkuar në lagjen ku ai banon, që është afër stacionit të trenit.

Mësohet se lënda plasëse është venduar gjatë natës në makinë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar se Dyrmishi e ka pikasur lëndën plasëse në mjetin e tij.

Ai e ka parë tritolin që ishte në makinën e tij dhe nuk ka tentuar të që të futet brenda saj.

Dyrmishi mban postin e Drejtorit ë Hekurudhave prej rreth një viti, me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të zyrës se Pasurisë se Paluajtshme.