MENU
klinika

113 tonë vitin e kaluar

Eksporti i vajit të ullirit dyfishohet

10.11.2018 - 14:53

Shqipëria dyfishoi vitin e kaluar eksportin e vajit të ullirit. Gjatë vitit 2017 janë eksportuar 113 tonë vaj ulliri, në rritje me më shumë se dy herë krahasuar me vitin 2016, kur ishin eksportuar vetëm 50 tonë. Prodhuesit konfirmojnë se kërkesa në tregjet e huaja është e lartë.

Nga objektivi i vendosur në vitin 2012 për mbjelljen e 50 milionë rrënjë ullinj, me qëllim shfrytëzimin e natyrës dhe prodhueshmërinë e tokës shqiptare që e bën tërësisht të lehtë kultivimin, sot jemi shumë larg. Vitet e fundit, subvencionet shtetërore nuk e kanë pasur prioritare mbështetjen e kësaj kulture.

Shqipëria ka aktualisht 11 milionë pemë ulliri, ku pothuajse ½ çdo vit nuk ka prodhimtari. Degradimi i ullishteve ndodh nga mosmirëmbajta për shkak të migrimit dhe emigrimit apo dhe nga mosmirëmbajtja në mënyrë profesionale që kanë çuar këtë kulturë në luhatje të theksuara prodhimi.

Mesatarja e prodhimit të ullirit aktualisht është 90-100 mijë ton ullinj në vit, ndërsa mesatarja e prodhimit të vajit shqiptar është 17-20 mijë ton vaj ulliri në vit.

Kultivimi i ullirit dhe prodhimi i vajit të ullirit është i bazuar kryesisht në biznese familjare. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Vajit të Ullirit, Shqipëria ka rreth 450 fabrika përpunimi ulliri për vaj  dhe nga këto vetem 2/3 janë të regjistruara.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prodhuesit tregojnë kostot e vajit ekstra të virgjër

Mashtrimi me vajin në treg


"Duhet të arsyetojë miratimin e fashës 800 kilovat"

Konfindustria kërkesë Kuvendit: Seancë urgjente për ERE-n

Perspektiva ekonomike globale, përkeqësohet

Paketat e ndihmës nga FMN arrijnë nivel rekord

Deutsche Welle/ Pse po rritet monedha amerikane

Pse një dollar i fortë duhet të na shqetësojë?

Për të kursyer energji elektrike...

Gjermanët synojnë të kalojnë dimrin në Spanjë

Bordi nuk reflekton uljet në vendin tonë

Çmimi i naftës në bursë, në nivelin e fillimvitit