MENU
klinika

Plani 2018-2020

Elbasan/ Këshilli Vendor miraton Planin e Veprimit

07.11.2018 - 12:07

Bashkia e Elbasanit, në mbledhjen e radhës të Këshillit Vendor ka miratuar Planin e Veprimit për periudhën 2018-2020.

Plani i Veprimit reflekton vullnetin e Këtij Këshilli dhe përkushtimin e të gjithë anëtarësisë në rritjen e bashkëpunimit me të gjithë aktorët të cilët mbulojnë fushën e sigurisë në bashkësi.

Për Bashkinë e Elbasanit mbledhjet e vazhdueshme të këtij Këshilli janë tregues i rëndësishëm për seriozitetin e tij dhe të çështjeve që trajton.
Gjithashtu institucionet që marrin pjesë në këtë Këshill kanë treguar një nivel të lartë bashkëpunimi mes tyre.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini theksoi rëndësinë e këtij plani në punën e Këshillit të Sigurisë në të ardhmen.
Bashkia e Elbasanit është e para bashki që ka aktualisht një Plan Veprimi të Këshillit të Sigurisë dhe për Z. Sejdini, ky plan do të thotë më shumë punë në vazhdim drejt realizimit të një vizioni të përbashkët për të ardhmen.

Kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini po ashtu theksoi, se siguria nuk është dhe nuk mund të jetë sfidë vetëm e policisë, çdo institucion ka rolin e tij dhe çdo qytetar, po ashtu ka një rol të rëndësishëm.

Shoqëria Civile në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë, DAR, Shërbimin Social të Bashkisë dhe nëpunësit e Njësive Administrative mbeten institucionet që drejtojnë dhe realizojnë zbatimin e parandalimit të fenomenit të kriminalitetit nëpërmjet ndërtimit e forcimit të partneritetit polici-pushtet vendor-komunitet.

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan

Plehrat po kthehen në një minë me sahat

Çfarë po ndodh në Patos? Re të zeza tymi mbulojnë zonën

Apeli i GJKKO-së i jep 16 vjet Euglen Halilit

Burg përjetë “ushtarit” të Nuredin Dumanit!