MENU
klinika

Detajet

Elbasan/ Makina përfshihet nga flakët gjatë natës

21.11.2018 - 08:36

Një automjet u përfshi nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen “Partizani” dhe sipas policisë makina ishte e parkuar në momentin kur u dogj.

aksion blic ne elbasan-konica.al
aksion blic ne elbasan-konica.al

“Gjatë natës në lagjen “Partizani” , Elbasan, ka marrë flakë mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të shtetasit A.Y., 44 vjeç, banues në lagjen Partizani, i cili ishte i parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.