MENU
klinika

Detajet

Elbasan/ Shkumbini ‘rrëmben’ tokat bujqësore

16.11.2018 - 15:29

Në fshatin Shushicë të Elbasanit, janë 18 familje të lagjes ‘Cogë’,  që rrezikohen nga ujërat e lumit Shkumbin, i cili tashmë nuk rrezikon vetëm tokat bujqësore, por edhe banesat.

Banorët kërkojnë një ndërhyrje emergjente, e më pas ndërtimin e pritave, që do të bënin të mundur shpëtimin e kësaj zone.

Prej shumë vitesh, prerjet e pyjeve dhe gërryerjet e shtratit të lumit kanë çuar në devijimin e këtij të fundit, drejt zonave të banuara.

Aktualisht në këtë zonë, në Shushicë të Elbasanit, rrezikohen 300 hektarë tokë bujqësore dhe banorët u tremben shirave që pritet të vijnë.

Po ashtu, edhe rruga e fshatit rrezikon të përmbytet nga ujërat e lumit Shkumbin. Pritet një reagim i Bordit të Kullimit, në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në këtë zonë.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan