MENU
klinika

“Kërcënimi”

Elhaida-Ardit Gjebreas: Do shihemi në gjyq nëse…

15.11.2018 - 11:47

Edhe pse ishte e hera e parë që merrte pjesë në “Këngën Magjike”, Elhaida Dani vitin e kaluar e humbi vendin e parë me një diferencë mjaft të vogël pikësh ndaj Anxhela Peristerit, e cila u shpall fituese.

Por këngëtarja ka tentuar sërish dhe këtë vit synon të arrijë të dalë triumfuese nga ky spektakël edhe pse rivaliteti duket i madh.

Kur jemi ende larg nga nata finale e “Këngës Magjike”, këngëtarët duket se ende nuk janë përfshirë nga emocionet dhe është koha edhe për pak humor.

Këtë gjë ka bërë së fundmi edhe Elhaida Dani. Këngëtarja me humor ka “kërcënuar” edhe Ardit Gjebrean.

Në një foto të publikuar së bashku me moderatorin dhe Eni Çobanin, ajo shkuar: “Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Së bashku për Skënderbeun”

Artistët shqiptarë koncert në Itali