MENU
klinika

I shpërndan falas

Eminem blen të gjitha biletat për filmin e tij!

02.11.2018 - 18:26

Ai njihet për hitet e tij të mëdha dhe videoklipet e shumta, por tashmë ka konfirmuar talentin e tij për produksionet filmike.

Jo vetëm një këngëtar i jashtëzakonshëm, por së fundmi Eminem ka treguar se ka konfirmuar talentin e tij edhe në film.

Eminemi ka promovuar siç është më së miri filmin e tij duke rezervuar të gjitha biletat e një kinemaje në Detroit për t’ua mundësuar adhuruesve në vendlindjen e tij që të shikojnë filmin falas këtë fundjavë.

Fenomeni i repit ka rezervuar të gjitha biletat për të premten dhe të shtunën, kështu që përkrahësit e tij më besnik mund të shikojnë komedinë satirike, e cila flet për betejat e hip hopit. Filmi titullohet “Bodied”, i cili do të shfaqet falas në Detroit.


Eminemi është bashkëproducent në filmin më të ri të tij. Filmi ka për protagonistë Calum Worthyn si Adamin dhe një student të ri, i cili shkruan një temë diplome për betejat e repit duke përfunduar me zbulim të pasionit të tij të ri për këtë gjë.