MENU
klinika

KLSH: S’ka përmirësime

Energjia, rrezik i madh për buxhetin

14.11.2018 - 09:03

Garancitë për ndërmarrjet e sektorit të energjisë janë një rrezik konstat për buxhetin. Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se, megjithë përpjekjet e vazhdueshme për mbështetjen e sektorit energjetik, aftësia paguese e ndërmarrjeve mbetet e ulët.

Stoku i detyrimeve, në fund të vitit të kaluar, ishte në të njëjtën situatë si dy vite më parë, kur u realizua ajo që konsideroj “shuarje e detyrimeve me kompensim”, si pasojë e akumulimit të detyrimeve të reja me rreth 4 miliardë lekë në vetëm dy vjet.

“Garancitë shtetërore përgjatë vitit 2017 paraqesin një risk të shtuar në drejtim të administrimit të tyre dhe situatës së rënduar financiare, që kalon kryesisht sektori energjetik”, paralajmëron Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por me gjithë konstatimet dhe paralajmërimet, problematika zgjerohet duke marrë parasysh edhe lëshimin e garancisë së re përgjatë vitit 2017 për OST, operator që paraqitet në situatë financiare të rënduar për aq kohë sa ka detyrime të akumuluara ndaj shtetit dhe ndodhet përballë paaftësisë për të paguar detyrimet e krijuara rishtazi përgjatë vitit të kaluar.

Kontrolli thotë se i njëjti konstatim vlen, madje dhe me më shumë rrezik për financat publike, për garancinë e dhënë ndaj KESH për kontratën e huasë në qershor të vitit 2016, në shumën 218 milionë euro, garanci që u bë efektive në vitin 2018.

Gjendja e detyrimeve që subjektet përfituese – veçanërisht sektori i energjisë dhe i ujësjellësve – kanë ndaj shtetit për nën-huatë dhe garancitë, do të vijojë të rritet, nëse nuk shoqërohet me reformat e përshtatshme financiare për në këto sektor, paralajmëron sërish KLSH, në debatin ndoshta më kritik që ka dërguar ndonjëherë në Kuvend për punën e qeverisë lidhur me financat publike .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4.32% në tremujorin II

Energjia mban lart rritjen ekonomike