MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Erzeni mban kryesimin, s’i ndahet Vllaznia

10.11.2018 - 22:27

Ka përfunduar java e 7-të e Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj. Nuk ka pasur surpriza dhe, për pasojë, asnjë ndryshim edhe në renditje, pasi të gjitha ekipet e kreut i fituan ndeshje e luajtura sot.

Erzeni ruan vendin e parë pas fitores 3-0 ndaj Skënderbeut, një sukses që nuk ishte aspak i lehtë për shijakasit. Miqtë nga Korca, që këtë sezon po bëjnë një paraqitje mjaft të mirë, rivalizuan në shumicën e kohës.

Vllaznia qëndron e pamposhtur këtë sezon, duke marrë fitoren e gjashtë në po kaq takime të luajtura. Skuadra shkodrane mundi 3-0 në “Qazim Dervishi” rivalët e Teutës, një rezultat i pritshëm, duke parë se luanin dy ekipe që ndodhën në skajet e kundërta të renditjes.

Po 3-0 fiton edhe Tirana në Elbasan ndaj ekipit vendës, takim i dominuar nga bardheblutë, që vetëm në setin e tretë rrezikuan disi, por e kishin lojën nën kontroll. Fitorja e dytë radhazi në kampionat për Partizanin, që fitoi 3-0 ndaj Farka Volley në derbin kryeqytetas.

Volejboll – Meshkuj, java e 7-të (10 nëntor)

Erzeni – Skënderbeu, 3-0 (25-22, 25-15, 25-23)

Vllaznia – Teuta, 3-0 (25-14, 25-18, 25-13)

Elbasani – Tirana, 0-3 (12-25, 18-25, 23-25)

Partizani – Farka Volley, 3-0 (25-20, 25-20, 25-21)

Studenti (pushim)

Renditja: Erzeni 19 pikë (6/1), Vllaznia 16 pikë (6/0), Tirana 15 pikë (5/2), Skënderbeu 13 pikë (4/2), Partizani 9 pikë (3/3), Studenti 9 pikë (3/3), Farka Volley 3 pikë (1/5), Elbasani 0 pikë (0/6), Teuta 0 pikë (0/6).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kalendari për meshkuj e femra

Volejboll, hidhet shorti i sezonit të ri