MENU
klinika

Rivarrimi të mërkurën

Eshtrat e Mid’hat Frashërit nisen sot për në Atdhe

12.11.2018 - 10:29

Eshtrat e Mid’hat Frashërit u nxorën në 9 Nëntor nga varreza Ferncliff e zonës Westchester, ku preheshin aty që nga viti 1949 dhe u dërguan në Qendrën Nënë Tereza të kishës shqiptare që ndodhet pranë varrezës, për të bërë ceremoninë e përcjelljes që u mbajt një ditë më pas.

Zëri i Amerikës njoftoi se eshtrat do të nisen për në Shqipëri në datë 12 Nëntor.

Arkivoli i Mid’hat Frashërit pritet të niset sot drejt Shqipërisë ndërsa në 14 Nëntor është parashikuar të bëhet ceremonia e rivarrimit të tij në Atdhe.

Drejtor i Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo, Uran Butka tha: “Kthimi i i Mid’hat Frashërit ka rëndësi historike, jo vetëm për vlerën e tij historike dhe kulturore, por edhe për faktin se është anatemuar, është përbaltur, është quajtur kriminel, bashkëpunëtor me pushtuesit.

Instituti ynë jo vetëm që e boton veprën e tij të plotë, në 14 vëllime, por u bë edhe nismëtar për kthimin e eshtrave. Kam qenë shumë i emocionuar mbrëmë, kur u ndodha përpara varrit të Mid’hatit, bashkëpunëtorit të ngushtë edhe të tim eti, Safet Butkës, sepse kanë qenë bashkëpunëtorë dhe luftëtarë të një ideje të madhe” citon Zëri i Amerikës.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit