MENU
klinika

Zjarret në Malibu

Fatlumi Anthony Hopkins, vila e tij u shpëton flakëve

16.11.2018 - 18:07

Mes qindra personave të prekur nga tragjedia e zjarreve në Kaliforni, ka edhe fatlumë e një prej tyre është edhe aktori i famshëm uellsian, Anthony Hopkins.

Mediat publikuan foto nga Malibu, ku theksohet vila luksoze e aktorit, e cila u ka shpëtuar flakëve.


Në foton e shkrepur nga ajri, duken qartë ndërtesat e tjera rreth saj të cilat janë shkrumbuar, ndërsa vila e Anthony Hopkins, e vendosur në një vend më të lartë, ka mbetur e pa prekur nga flakët.

Të shumtë kanë qenë personazhet e showbiz që janë detyruar të evakuohen nga flakët, ndërsa banesat e tyre janë shkatërruar. Një ndër ta ishte edhe këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj.