MENU
klinika

Për gjestin në Milan-Juve

Federata italiane dënon Gonzalo Higuain

13.11.2018 - 14:53

Milan merr një tjetër goditje, përpos humbjes së fundit ndaj Juventusit. Ndeshja e fundit në kampionat ndaj Juventusit, nuk ka shkuar aspak mirë për Milanin, ku përveç humbjes 0-2 në fushë, edhe sulmuesi kryesor Gonzalo Higuain u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kartoni i kuq dhe mungesa në një takim mjaft të vështirë si ai ndaj Lacios, është edhe Federata ajo që ka dhënë dënim për argjentinasin.

Ai është pezulluar me dy ndeshje, duke humbur në këtë mënyrë edhe ndeshjen ndaj Parmës. Shkak për këtë pezullim me dy takime, është bërë protesta e tepruar e argjentinasit gjatë momentit që gjyqtari i ka treguar kartonin e kuq.

Protestat e tij kanë vazhduar edhe në momentin që është larguar drejt fushës dhe toni i përdorur ndaj zyrtarëve të ndeshjes, e ka përshkallëzuar dënimin. Kujtojmë që në këtë ndeshje Higuain humbi edhe një penallti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN