MENU
klinika

S’mund të thoshte jo

Fejohet Ronaldo, Georgina në kërkim të fustaneve të dasmës

15.11.2018 - 16:11

Cristiano Ronaldo i ka propozuar për martesë të dashurës së tij Georgina Rodriguez. Mësohet se bukuroshja spanjolle ia ka thënë “Po” dhe ka nisur provat për fustanet e dasmës.

Gazeta portugeze Correio da Manha, raporton se modelja ka filluar të provojë fustanet e nusërisë. Georgina dhe Ronaldo janë parë duke i vendosur unazën njëri-tjetrit gjatë një darke romantike në Londër.

“Cristiano i ka kërkuar tashmë Gio që të martohet me të dhe dasma do të zhvillohet, por pak njerëz i dinë detajet. Gjithçka që dihet këtë moment është se ajo ka provuar tashmë disa fustane”, raporton Correio da Manha.

Gjatë darkës në Zela, modelja u pa me unazën e diamantit në dorën e majtë. Edhe gjatë verës çifti shkaktoi thashetheme se ishin fejuar, kur Georgina u fotografua me një unazë diamanti me vlerë 615.000 paund. Çifti u takua në qershor 2016 në një dyqan me veshje Gucci në Madrid, ku Geo punonte si shitëse ndërsa Cristiano hyri për të blerë rroba.

Ata jetojë së bashku si burrë e grua në Itali dhe kanë një vajzë 1 vjeçare, Alana Martina.

Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë të lindur nga nëna zëvendësuese Cristiano Junior, 8 vjeç dhe binjakët e vegjël Eva dhe Matteo.