MENU
klinika

Mesfushori i Manchester United

Fellaini pret flokët, plasin komentet për të

15.11.2018 - 12:13

Mesfushori belg i Manchester United, Marouane Fellaini, ka qenë në qendër të vëmendjes së botës së futbollit, pasi e ka ndryshuar stilin e tij të flokëve. Që nga tifozët e thjeshtë, deri te llogaria zyrtare e Romës, të gjithë e kanë komentuar këtë ndryshim.

Shumë futbollistë të famshëm i kanë përdorur rrjetet e tyre sociale për të reaguar ndaj këtij veprimi të Fellainit, përfshirë këtu edhe kapitenin e Manchester Cityt, Vincent Kompany, i cili komentoi në foton e bashkëkombësit të tij:

“Është fotoshop, nuk është e vërtetë”, – shkruan Kompany, por në fakt është realitet, pasi Fellaini ka prerë flokët, që e bënin të binte në sy kudo që luante apo shfaqej jashtë fushave të blerta.

Bashkëlojtari i Fellain te Manchester United, Eric Bailly, dhe ai i Napolit, Dries Mertens, kanë komentuar duke qeshur dhe duke shkruar “joooo” në shenjë mosbesimi…