MENU
klinika

"Këmbanë alarmi"

Pavarësia bashkon Ramën me Metën

28.11.2018 - 19:59

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, së bashku me politikanë, përfaqësues të komuniteteve fetare si dhe diplomatë të huaj, janë mbledhur në një pritje shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Të gjithë të përmendurit janë mbledhur në kuadër të Festës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë.

Pasi u ekzekutua himni shqiptar, ku mes të pranishmëve ishin Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij, Linda Rama, i pari që hapi fjalën ishte presidenti i Republikës.

meta-konica.al
meta-konica.al

Gjatë fjalës së tij Meta tha se Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit.

“I nderuar kryetar i Kuvendit zoti Ruçi, kryeministër zoti Rama, ministra e deputetë, përfaqësi fetare. Jemi mbledhur për të festuar sot sëbashku, ditën e sakrificës.

Është një ngjarje që na bën të ndihemi mirënjohës pa fund. Është një moment historik që na bashkon më shumë se kurrë në luftën e lirisë dhe sovranitetit.

Historia dhe vepra e Skënderbeut është sa shqiptare por edhe europiane. Këtë ndjenjë e përjetova dhe në takimin me arbëreshët. Në këtë vit u bashkuan dy 28 nëntor të lavdishëm.

politikanet-konica.al
politikanet-konica.al

Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit. Kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë.

Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”, pohoi Meta.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!