MENU
klinika

Tradita kinematografike

Festivali i filmit shqiptar rinis me TIFF

02.11.2018 - 11:43

Oguret e mirë në kulturë nuk kanë të sosur për Shqipërinë kinematografike dhe sa mirë që është kështu. Shumëkujt i kujtohet filmi i Sergio Leones, ‘’Na ishte njëherë Amerika’’ (Once upon a time in America). Me këtë film nis TIFF në mbrëmje edicioni i 16-të i Tirana International Film Festival.

 

Ai fillon me Një version i restauruar në 4K vjen i plotë me 72’ të munguara në premierën e vitit 1984, si një homazh për mjeshtrin e madh të kinemasë dhe shfaqet për herë të parë në Shqipëri. Sigurisht nuk do të mungojë ‘’Delegacioni’’ që korri fitore në Varshavë.

Në festivalin  sivjetshëm do të marrin pjesë seksione të ndryshme të 128 filmave dhe sigurisht edhe filma homazh apo kandidatë për Oscar do të vijnë përgjatë ditëve të festivalit.

Për nga numri i palikimeve, traditën dhe mënyrën e profesionalizmit që bëhët “Tirana International Film Festival’’ është eventi më i rëndësishëm kinematografik në tregun kinematografik sot në botë.

Për këto arsye, Tirana International Film Festival, pas aplikimit u kualifikua si festival nga Academy of Art and Sciences USA me të drejtën që fituesi i Best Short Live Action/Animation të renditet në listën nga ku do të dalin fituesit e Oscar-it për këto kategori.

Ky vlerësim e rendit TIFF-in midis 94 festivaleve më prestigjioze të planetit si: Cannes, Berlin, Venice, Locarno, Sundance, Tribeca etj., duke u dhënë kështu një shans të madh filmave të prodhuar në Shqipëri, Kosovë, rajon e jo vetëm, të konkurrojnë për këtë çmim të madh”, ështës një shans i madh. Kjo ka tërhequr plot 3700 aplikime.

Në garën e filmit artistik me metrazh të gjatë do të shfaqet edhe “Delegacioni”, filmi shqiptar që u shpall më i miri në festivalin e Varshavës.

Edicioni të 16-të është edhe programi special, gjatë të cilit do të shfaqen 127 filma. Ka mes tyre shfaqje speciale (Special Screenings), premiera që po qarkullojnë pikërisht tani në kinematë e Europës e të botës si: “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot” nga Gus Van Sant, “Suspiria” nga Luca Guadagnino, “The House That Jack Built” nga Lars von Trier.

Ekskluzivisht, në TIFF do të shfaqen po ashtu edhe 10 filmat e shkurtër të nominuar në Oscar 2018. FOCUS i TIFF-it këtë vit do të jetë përkujtimi i 50-vjetorit të ngjarjeve të vitit 1968, që ndryshuan botën, por jo ëndrrën për një botë më të mirë e më të drejtë.

Gjithashtu KINO bar çdo mbrëmje nga ora 19:00 me një program të pasur të kuruar nga Federico Rossin, Arbër Zaimi dhe Edon Qesari do të vijnë nëpërmjet programit  “FOR ANOTHER DREAM”, për publikun.

Në vazhdim të nismës së vitit të shkuar, TIFF-i do të ofrojë KIDS, një program ekskluziv për fëmijët çdo ditë në Teatrin e Kukullave, nga ora 10:30, si një investim afatgjatë për të rritur e edukuar audiencat e ardhshme të kinemasë me filmin artistik nëpërmjet projekteve të fituara në Creative Europe, për shpërndarjen dhe promovimin e filmave europianë.

Seksioni “Panorama” do të ketë programe të tilla si: Generations, New world, Divergent minds, Parade, Reflekting Albania dhe DOC+, që përfshijnë në kinema jo vetëm cilësinë artistike, por edhe temat e mprehta sociale e politike.

Ky festival do të zhvillohet në Kinema Millenium, Teatri Kombëtar Eksperimental, Teatri i Kukullave dhe KINO bar.

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN