MENU
klinika

Bllokimi i kanalit ujitës

Fier/ Përmbyten dhjetra hektarë sera me luleshtrydhe

29.11.2018 - 13:59

Dhjetra hektarë me sera ku janë mbjellë luleshtrydhe u përmbytën në fshatin Kafaraj të Fierit.

Ndonëse Lumi Vjosë ndodhet në shtratin e tij, rreth 20 fermerë që kultivojnë luleshtrydhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përmbytja që ndodhi për shkak të bllokimit të kanalit kullues.

Kanali i Çesmës, siç e quajnë banorët, u bllokua pas shirave të dy ditëve të fundit dhe kjo ndodhi sipas tyre pasi nuk ishte pastruar.

Fermerët që kultivojnë serra me luleshtrydhe janë dëmtuar sistematikisht nga përmbytjet e Lumit Vjosë.

Por, edhe pse pjesa më e madhe e fermerëve kanë braktisur tokat e tyre pranë Lumit Vjosë dhe kanë marrë hapësira me qira në zona më të largëta, sërish nuk po u shpëtojnë përmbytjeve.