MENU
klinika

Rikthehet me amanetin e saj

Flutura Açka vjen me vëllimin “Roja i dritës”

06.11.2018 - 11:07

Në prag të eventit më të madh kulturor të librit, edicionit të 21 të Panairit të Librit në Tiranë, Flutra Açka kthehet tek lexuesi me vëllimin poetik ‘’Roje e Dritës’’. 

Ajo është një shkrimtare e veçantë në stilin e saj të të shkruarit, si dhe një zë i fuqishëm i shoqërisë publike për problematikat e politikës e aktualitetit në Shqipëri.

Ka lindur në Elbasan më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare, ka punuar gjithashtu si gazetare, redaktore, administratore në shtëpi botuese. Është diplomuar për Statistikë. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.

Në 1997 merr çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane në poezinë shqipe.

1 ndër 13 poetet europiane më të mira është zgjedhur në vitin 1998 në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali.

Për publikun e huaj njihet për antologjitë e saj të poezisë shqipe të cilat janë botuar në shumë gjuhë të huaja. Disa nga librat e saj janë Roman, ‘’Vetmi gruaje’’ botuar në vitin 1998, roman ‘’Kukullat nuk kanë Atdhe’’ 2013, romani ‘’Kryqi i harresës’’,  ‘’Hiri’’ si dhe librat me poezi, ‘’Lutje dimri’’, ‘’Zbathur’’.

Ka qenë disi e shkëputur nga jeta letrare për shkak të vdekjes së djalit të saj, Jerin van den Brink që vdiq në moshën 18 vjeçare pas një sëmundje të rrallë në Hollandë 6 muaj më parë. Nuk ishte e lehtë dhimbja e madhe e vdekjes së parakohëshme e djalit.

Në faqen e saj në facebook ajo thotë për miqtë se do të rikthehet më e fortë se kurrë. Më konkretisht ajo shprehet:

“Roja i dritës”, vëllimi im i ri poetik, që do ta paraqes për herë të parë në ditët e Panairit të 21-të të Librit në Tiranë, do të jetë një pikëtakimi me ju, me ndjesën edhe për ata që ende nuk kam mundur t’i takoj. Do të jem në stendën e “Skanderbeg Books” çdo pasdite nga ora 17-20.00. Javë të mbarë!

Planeti ngjyrëuji

Tani kemi zbritur në perandorinë e pranimit,
ku portat janë të ngushta,
dhe ne, shndërruar në frymë, hyjmë,
të prekim kudo,
në shpirtin tënd,
ku pafundësia,
për herë të parë na është kufizuar,
nga eternía e mungesës,
që po ndërtohet,
ngadalë,
pa trajtë,
si amebë makabre,
në shpirtrat tanë,
që të duan,
që të deshën,
e do të t’duan pafund,
dhe do të ndalin këtyre brigjeve,
këtij planeti ngjyrëuji,
të flasin sy më sy,
me ty.

Ajo rikthehet edhe me amanetin e djalit të saj që kishte dëshirë që ajo të vazhdonte karrierën e saj pavarësisht dhimbjeve dhe faktit që djali i saj do të ndahej nga jeta. Të bënte atë që bënte më mirë, të shkruane. Dhe ajo i rikthehet me këtë amanet jetës së saj letrare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”

Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit