MENU
klinika

Shifrat e 6-mujorit

Fondet e investimeve në rënie

13.11.2018 - 12:28

Tregu i fondeve të investimit ka rënë për dy tremujorë radhazi në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të statistikave nga  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vlera e aseteve neto në fund të qershorit ishte 66.5 miliardë lekë, në rënie me 8.6% që nga fundi i dhjetorit 2017.

Tregu ka pësuar rënie jo vetëm në volume, por edhe në numër anëtarësh. Në fund të qershorit, numri i anëtarëve ra në rreth 29 mijë, nga 31 mijë që ishte në fund të vitit të kaluar.

Rënia e tregut i detyrohet një tendence reduktimi të përmasave të dy fondeve më të mëdha, që menaxhohen nga Raiffeisen Invest. Fondi në lekë, Raiffeisen Prestigj pësoi rënie të aseteve neto me 7.7%, ndërsa fondi në euro Raiffeisen Invest ra akoma më shumë me 15.6%.

Përkundrazi, në rritje të ndjeshme është fondi i investimeve Credins Premium me 44% që nga fillimi i vitit, megjithëse kjo rritje ka ardhur nga një bazë e ulët. Asetet e Credins Premium kanë kaluar pragun e 10 milionë eurove.

Pas një rritje të shpejtë në vitet e parë, fondet e investimit kanë hyrë në një fazë stanjacioni, të lidhur edhe me alternativat e kufizuara të investimit, të paktën për sa i takon mjeteve në lekë. Këto fonde investojnë kryesisht në obligacione dhe bono të qeverisë shqiptare.

Tregu ka nevojë për instrumente të reja dhe potencialet janë të mëdha, sidomos për obligacionet e korporatave, që prej vitesh emetohen me ofertë private. Por, kufizimet rregullatore për momentin nuk i lejojnë fondet të investojnë në obligacionet e kompanive shqiptare.