MENU
klinika

Ngjarje dhe ndodhi!

Fotot më të bukura të javës!

03.11.2018 - 16:04

Një paradë për të shënuar fillimin e festimeve vjetore Día de Muertos (Dita e të vdekurve) mbahet në Saltillo, kryeqyteti i shtetit të Coahuila, Meksika veriore.

Emigrantët Alexandra, 8 vjeç dhe Amanda Garcia, 6 vjeç, nga Hondurasi, janë pjesë e një karvani të mijëra njerëzve nga Amerika Qendrore në rrugë për në Shtetet e Bashkuara. Ata po udhëtojnë në një autobus nga Santiago Niltipec, në Juchitan, në Meksikë.

Një merimangë gjigande është ngritur nga çatia e Hotel-Dieu në Toulouse, në Francën jugore, gjatë shfaqjes “Le Gardien du Temple” nga kompania e performancës teatrore La Machine.

Stuhitë goditën Italinë veriore, duke lënë të paktën 11 të vdekur dhe duke shkaktuar mbylljen e disa shkollave. Sheshi i Shën Markut në Venecia ishte një nga shumë vende turistike të goditura nga përmbytjet.

Artisti Andrea Deans me një maskë prej 11 metrash të ish-sekretarit të jashtëm Britanik, Boris Johnson, përpara Festimeve të Bonfireve të Edenbridge në Kent.

India inaguroi statujën më të lartë në botë, e cila kushtoi 29.9 miliardë rupie (£ 330m, $ 430m) për tú ndërtuar. Struktura 182m (600 ft) në shtetin perëndimor të Gujarat, quhet Statuja e Unitetit. Është një haraç prej bronzi për udhëheqësin e pavarësisë Sardar Vallabhbhai Patel.

Lojtarët e Leicester City të udhëhequr nga portieri Kasper Schmeichel (djathtas) sjellin kurora në stadiumin King Power, për pronarin e klubit Vichai Srivaddhanaprabha. Ai ishte një nga pesë vetë që vdiq kur helikopteri i tyre u rrëzua pas ndeshjes kundër West Ham United.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotografi të rralla me ngjyra!

Prizreni dhe Prishtina nga viti 1913