MENU
klinika

Ndryshimet e trajnerëve

“Furtunë” në ekipet kombëtare të moshave

26.11.2018 - 16:07

Ka ditë që përflitet për ndryshime të trajnerëve në ekipet kombëtare të moshave në futboll. Rezultatet duket se ka ndikuar drejtpërdrejtë dhe te e ardhmja e trajnerëve të moshave.

FSHF njofton se nesër (të martën) prej orës 11:00 do të bëhet prezantimi i emrave të rinj të trajnerëve të moshave. Kjo do të thotë se do të ketë largime nga këto poste.

“Federata Shqiptare Futbollit ju fton nesër, e martë, ora 11:00, në një konferencë për shtyp ku do të prezantohen trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Konferenca do të mbahet pranë zyrave të FSHF”, – shkruhet në njoftimin e FSHF-së, por nuk bëhen të ditur emrat që do të marrin drejtimin.

armand duka ne elbasan arena para izrael
armand duka ne elbasan arena para izrael

Kombëtarja U-15 deri tani drejtohet nga Eqerem Memushaj, por flitet do të zëvendësohet nga Armand Dama, ish-trajner i ekipit të femrave U-17. Mësohet se trajneri i Shqipërisë U-17, Xhemal Mustedanagic, do të lërë pozicionin e trajnerit pranë kësaj grupmoshe dhe bashkë me të dhe ai i U-19, Erjon Bogdani.

Në vend të tyre zgjidhen ish-futbollisti Elvin Beqiri, ndërsa Nevil Dede kalon nga Kombëtarja U-19 e femrave tek U-19 e meshkujve. Konfirmohet Alban Bushi në krye të U-21. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kishte paralajmëruar ndryshime për të gjithë grupmoshat. Këto ndryshime priten të konfirmohen nesër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN