MENU
klinika

Zbulojeni!

Gjërat që nuk i keni ditur kurrë se mund t’i bëni me një top letre alumini

26.11.2018 - 16:14

Fleta e aluminit përdoret kryesisht për mbështjelljen e ushqimeve ose mbetjeve para se të vendosen në frigorifer.

Këtu janë disa nga idetë më të mira që ne rekomandojmë:

 

Mban bukën e pjekur të freskët dhe të shijshme

Është shumë e përshtatshme për  ushqimet që merrni për në piknik ose për udhëtimet në kampe.

Mbështillni  bukën në peceta letre për të thithur lagështinë dhe pastaj me fletë alumini.

Kjo do të bëjë që buka të rri e ngrohtë  dhe e freskët për një kohë më të gjatë.

 

  1. Mprihni gërshërët e vjetra

Në vend që ti hedhni gërshërët e vjetra ,merrni një fletë alumini, paloseni trashë dhe të filloni ta prisni me gërshërë.

Ferkimi  gërshërëve më aluminin  dhe do t’i mprehë ato në çdo prerje që bëni.

 

  1. Kurseni kohë kur hekurosni rrobat

Fleta e aluminit mund të reduktojë ndjeshëm kohën që kaloni duke hekurosur.

Vendoseni atë në tavolinën e hekurosjes përpara se të filloni punën. Fleta e hollë do të përcojë  nxehtësinë dhe të dyja anët do të hekurosen më lehtë dhe mirë.

 

  1. Mbani kafshët larg nga mobiljet

Kafshët  shpesh dëmtojnë mobiljet duke dëmtuar këmbët e tavolinës ose divanët. Mund  të përdorni disa fletë alumini për të veshur këmbët e tavolinës ose vende të tjera që dëshironi të mbani larg kafshëve. Kafshëve nuk u pëlqen zhurma e fletës së aluminit kështu që ata do të qëndrojnë larg nga mobiljet.

 

  1. Kalimi i mobiljeve mbi një dysheme druri

Kur lëvizim sende nga një vend në tjetrin, mund të parandalojmë kruarjen e të gjitha sipërfaqeve prej druri në dysheme duke vendosur letër alumini nën këmbët e mobiljeve.

Mobilet do të “rrëshqasin” dhe nuk do të lënë asnjë shenjë në dysheme.

 

  1. Përmirëso pamjen në televizor

Vendosni një fletë metalike midis DVD player dhe TV për të ulur fushat elektromagnetike nga këto pajisje dhe për ta bërë cilësinë e figurës në TV shumë më të mirë.

Figura në televizor nganjëherë mund të bëhet e paqartë për shkak të energjisë elektrike statike që shkon mes dy pajisjeve, por nëse vendosni një fletë metalike midis tyre, do të keni TV me një pamje më të mirë.

 

  1. Përmirësoni cilësinë e bimëve

Përdorni fletë alumini për bimët e shtëpisë.

Mbushni një tenxhere pleh dhe pastaj e mbuloni me fletë alumini.

Bëni disa vrima tek fleta dhe mbillni bimët që dëshironi.

Fletë alumini minimizon humbjen e ujit kështu që ju nuk do të keni  nevojë për ti ujitur bimët aq shpesh.

Kjo do të përmirësojë cilësinë e bimëve dhe do t’i bëjë ato të rriten më të forta.

  1. Jepini shkëlqim bizhuterive të argjendit

Ky është një truk i thjeshtë për të rivendosur shkëlqimin në sendet e ndotura të argjendit.

Në një enë shtroni  një fletë alumini, pastaj mbushni enën me ujë të nxehtë dhe shtoni një lugë çaji kripë dhe një lugë gjelle sode buke.

Vendosni sendet e argjendit nëenë  duke siguruar që të jenë  në kontakt me fletën metalike dhe lerini për 5 minuta.

Shpëlani argjendin me ujë të ftohtë dhe fshijini me një peshqir të thatë.

 

  1. Zbardh rrobat

Fleta e aluminit mund tju ndihmojë të lani rrobat e bardha më lehtë dhe më mirë .

Bëni disa topa me letër alumini dhe vendosini ato në lavatrice së bashku me rrobat.

Alumini do ti bëjë rroabt më të pastra dhe shumë më të bardha.