MENU
klinika

Ceremonia dhe titujt

Gjirokastër/ Përkujtohet 13 vjetori i isopolifonisë në UNESCO

29.11.2018 - 11:44

Në përvjetorin e 13-të të pranimit të isopolifonisë në UNESCO mjeshtra të këngës popullore u kujtuan në një ceremoni të rrallë të isopolifonisë në Gjirokastër.

Shtëpia mesjetare e Zekatëve mirëpriti grupet polifonike të qytetit dhe krahinave përreth. Bashkia e qytetit vlerësoi me tituj nderi Xhevat Avdallin pas vdekjes një prej zërave më përfaqësues të isopolifonisë shqiptare.

Koço Vasili drejtuesi i Ansamblit “Lunxhëria” për 40 vjet, Lefter Kondo drejtues i Ansamblit të Dropullit dhe këngëtarja Juli Çenko morën tituj nderi për kontributin e çmuar në ruajtjen, grumbullimin dhe përcjelljen e traditës së këtyre krahinave.

Isopolifonia ashtu si edhe muzika qytetare janë përballur përgjatë dekadave të fundit me vështirësitë e vijimësisë dhe përcjelljes tek të rinjtë.

Kostumet që shoqërojnë këtë traditë të kënduar janë duke u dëmtuar dhe duke humbur shumë elementë me kalimin e kohës.

Përfaqësuesit e Ansambleve popullore kanë bërë vazhdimisht apel për mbështetjen e përcjelljes në mënyrë autentike të kësaj trashëgimie. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN