MENU
klinika

Denoncimi nga babai

Gjirokastër/ Zhduket 17 vjeçari, policia në kërkim të tij

05.11.2018 - 09:22

Policia e Gjirokastrës dhe Prokuroria janë vënë në kërkim të gjetjes së një të riu nga Këlcyra. Shtetasi L.B, 17 vjeç, banues në fshatin Beqaraj, është larguar në drejtim të paditur nga banesa.

Denoncimin në polici e ka bërë babai i tij, shtetasi A.B, 65 vjeç. Policia po punon për gjetjen e tij. Ngjarja është ende e paqartë. Në pyetje janë marrë familjarët dhe të afërmit e tij.

Materialet ndërkohë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.