MENU
klinika

Vetting-u në politikë

Gjonaj pret anëtarët e Komisonit të Venecias, detajet

20.11.2018 - 10:03

Ministrja e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj priti në një takim të dërguarit e Komisionit të Venecias Znj. Veronika Bilkova, ish-zëvendëspresidente e Komisionit të Venecias, Z.Jørgen Steen Sørensen, anëtar i Komisionit të Venecias, Z. James Hamilton ish anëtarzëvendësues i Komisionit të Venecias; Znj. Artemiza-Tatiana Chiska, Sekretariati i Komisionit të Venecias.

Gjatë takimit ministrja Gjonaj iu përgjigj interesimit të tyre se çfarë mendonte konkretisht për projket propozimin e Partisë Demokratike. Ministrja e Drejtësisë u shpreh se projekti i dërguar vëtëm Komisionit të Venecias pa asnjë lloj konsultimi të mëparshëm dhe pa asnjë hap të mëvonshëm të ndërmarrë shkel standartin e vendosur më parë me Reformën në Drejtësi.

Në lidhje me përmbajtjen, propozimi i Partisë Demokratike përmban aktualisht të gjitha normat kushtetuese dhe ligjore ekzistuese. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 45 paragraf 3, në nenin 179 dhe në nenin 6 paragrafi 1, kanë parashikuar të gjitha mundësitë e papërputhshmërisë së nje kandidature për anëtar të parlamentit, pushimin e mandatit të tij në rast shkelje dhe kushtet për të mbajtur pozicione publike.

Ministrja më tej iu shpjegoi të pranishmëve funskionimin e organeve të reja të Drejtësisë dhe sidomos lidhjen e tyre me çështjet e korrupsionit. Ajo siguroi delegacionin e Venecias se Formimi i Këshillave të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë do të shënojë ndryshime të qënësishme pasi institucionet e reja do të vazhdojnë të ngrihen zinxhir duke iu dhënë zgjidhje edhe çështjeve të korrupsionit.

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë

U pyet për hetimin ndaj çiftit Meta-Kryemadhi?

Gazetarja Lala zbardh detaje nga thirrja në SPAK e Ralf Gjonit