MENU
klinika

Varrimi i Kacifas

Greqi/ Ish-ministri Nikos Filis: Kacifas duhej të çarmatosej

07.11.2018 - 09:38

Avokati i familjes së Konstantinos Kacifas, Aleksandros Likurezos, deklaroi se nesër në drekë do të sillet trupi i pajetë i Kacifas dhe do të varroset në Bularat.
Ish-ministri i Arsimit dhe deputet i SYRIZA, megjithëse e ka konsideruar një akt kriminal vdekjen e Konstandinos Kacifas, ka shtuar se “nuk lejohet një individ të qarkullojë me kallashnikov në një vend të huaj, të ngrejë flamurin grek dhe të qëllojë me armë”.

Nikos Filis ka folur për çështjen duke e konsideruar përgjegjëse policinë shqiptare për vrasjen, pasi Kacifas duhej të çarmatosej dhe arrestohej. Në vijim ka ngritur pyetje retorike dhe ka komentuar: “Duam ne të bazohemi në një incident fatkeq të shpallim “luftën greko-shqiptare”?

Nuk lejohet një njeri të shkojë me kallashnikov në një vend të huaj, të ngrejë flamurin grek dhe të qëllojë.

Aty është Shqipëria Jugore. E përsëris me shumë kujdes këtë. Jo Vorio Epiri, Shqipëria e Jugut. Janë territore shqiptare në sovranitetin shqiptar, ku ndodhet edhe minoriteti grek.

Imagjinoni një turk të qëllojë me kallashnikov policët grekë në Trakë dhe të ngrejë flamurin turk? Cfarë do thoshim në atë rast?

Ish-ministri ka theksuar disa herë faktin se disa “të vetëquajtur shpëtimtarë” përgjigjen me kallashnikov, por nuk përgjigjet Greqia në çdo lloj provokimi, ne kemi ndërhyrë sipas marrëveshjes dypalëshe, me ekipin policor negociator.

Greqia duhet të mbrojë stabilitetin dhe paqen në zone, zhvillimin ekonomik, të jetë vigjilente dhe e vendosur ndaj sfidave aktuale si dhe të mbrojë të drejtat e njeriut, të minoriteteve në rajon dhe jo vetëm”, tha ai.

Gjithashtu, federata panhelenike e Amerikës ka deklaruar se dhuron 5000 dollarë për vajzën e mitur të Kacifas.