MENU
klinika

Burgu drejt mbylljes

Greva e të burgosurve të Burrelit/ Reagon Avokati i Popullit

20.11.2018 - 13:01

Një ditë pasi të burgosurit që vuajnë dënimin në Burgun e Burrelit kërcënuan me grevë urie për shkak të kushteve skandaloze në qeli, vjen reagimi i Avokatit të Popullit.

Përmes një deklarate për mediat, Avokati i Popullit ka theksuar se pas inspektimeve ka kërkuar mbylljen e burgut të Burrelit për shkak të kushteve të vështira dhe të përshtatshme për kryerjen e funksioneve.

“Prej tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme”- ka thënë Avokati i Popullit.

Reagimi i Avokatit të Popullit

Menjëherë pas sinjalizimit në linjën tonë të dedikuar nga të burgosur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Burrel, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë mbërritur në këtë burg ku mësohet se disa të dënuar po refuzojnë ushqimin në kuadrin e një greve urie të shpallur prej tyre.

Ekipi i Avokatit të Popullit në mision faktmbledhës, ka arritur të sigurojë deklarime nga 18 të dënuar të sektorit të sigurisë së lartë në këtë institucion.

Nga deklarimet është konstatuar se: disa vuajtës të dënimeve për vepra të ndryshme në këtë burg kanë nisur me refuzimin e vaktit të drekës si shenjë e shpalljes së një greve urie në shenjë proteste për mosplotësimin e një numri kërkesash të tyre.

Shkaqet kryesore të këtij refuzimi përfshijnë kushtet e këqia të jeteses në këtë institucion të vuajtjes së dënimit të cilat lidhen me infrastrukturën e vjetëruar dhe te amortizuar të këtij burgu.
Gjithashtu, të dënuarit ngrenë pretendime mbi cilësinë e trajtimit ushqimor që u jepet në këtë institucion, për mungesën e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve, për procedurat e transferimit nga burgje të tjera për në burgun e Burrelit, etj.

Drejtuesit e burgut të Burrelit janë aktualisht në negociata me pjesëmarrësit në grevë dhe janë informuar mbi protokollin e saj.

Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendjen e publikut por edhe të autoriteteve përgjegjëse, se prej të paktën tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të këtij institucioni e është kërkuar nga ana e institucionit tonë mbyllja e burgut të Burrelit për shkak të kushteve të tij vërtet të vështira dhe aspak të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të veta në mënyrë dinjitoze.

Avokati i Popullit nënvizon se ndonëse në disa prej institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale anembanë Republikës vërehen përpjekje për përmirësim të infrastrukturës dhe kushteve, zgjidhja tërësore dhe pa asnjë përjashtim e problemit të atyre burgjeve që ende nuk arrijnë të marrin “notë kaluese” për sa u përket kushteve që ofrojnë për qytetarët që kryejnë dënimet në to, mbetet një sfidë për autoritetet tona përgjegjëse.

Kërcënimi me grevë

Rreth 15 të dënuar të burgut të Sigurisë së Lartë Burrel dhe disa gardianë ankohen për kushtet në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Të burgosurit kanë paralajmëruar grevë urie, ndërkohë gardianët kërkojnë rrobat e punës dhe pagesën e orëve shtesë.

Të dënuarit kanë nënshkruar një peticion drejtuar Drejtorisë së Burgut dhe kërkojnë kushte më të mira në dhomat e izolimit dhe mjediset e tjera. Ata pretendojnë se dhomat prej shumë kohësh nuk janë lyer. Sipas tyre, probleme ka edhe në kuzhinë, korridore, tualete dhe ambientet e tjera të burgut.

Janë të dënuar me mbi 20 vjet heqje lirie që ankohen se nuk janë siguruar kushtet më minimale në këtë institucion. Burime pranë administratës së Burgut të Burrelit sqaruan se të burgosurit kanë shprehur shqetësimin për kushtet e këqija, me të cilat përballen çdo ditë teksa vuajnë dënimin.

Ata kanë deklaruar se në rast se nuk përmirësohet shërbimi në ambientet e burgut, do të hyjnë në greve urie, pa afat.

Dje gjatë orëve të paradites drejtori i Burgut Fatjon Kurti ka kontaktuar me disa nga të dënuarit dhe i ka garantuar ata se shumë shpejt kërkesat e tyre do të hyjnë në rrugën e zgjidhjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese