MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Grezda: Të mundim Skocinë, shmangim “D”-në

16.11.2018 - 10:51

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, nesërmbrëma në orën 20:45, do të luhet një tjetër ndeshje e rëndësishme për Kombëtaren kuqezi, ku Shqipëria pret Skocinë, sfida e fundit në grup për Ligën e Kombeve.

Një takim me rëndësi më të veçantë pritet të jetë për sulmuesin tonë Eros Grezda, duke qenë se përballë do të ketë disa shokë të tij, po edhe vetë fakti që luan ndaj Skocisë është diçka e veçantë, pasi Grezda aktivizohet në kampionatin skocez me Rangers.

“Daily Mail” ka kontaktuar mesfushorin-sulmues shqiptar dhe ai ka treguar edhe një histori që lidhet me Alan McGregor, të cilin e ka trembur me shaka, duke i treguar gjëra jo të vërteta për qytetin e Shkodrës.

eros grezda 2
eros grezda 2

“Nëse nuk fitojmë, mund të biem nga Liga dhe të luajmë në divizionin D. Të përfundojmë të dytët, nuk ishte qëllimi ynë, por gjithsesi do të jetë e rëndësishme. Edhe nëse nuk kualifikohemi, nuk duam të biem nga kategoria, kështu që duam të mundim Skocinë.

Është një ndeshje e madhe dhe e rëndësishme për ne, pasi kemi nevojë të fitojmë. Vendi i parë është ende i mundur dhe duke parë këtë mundësi, ne do të hyjmë në fushë për të marrë 3 pikët.

Në Shqipëri, ne jemi një skuadër ndryshe në krahasim me ndeshjet jashtë. Jemi afërsisht si Rangers, që askush nuk mund të na mundë në ‘Ibrox’.

Eros Grezda
eros grezda

Jam optimist për ndeshjen ndaj Skocisë dhe në ndeshjen e parë kishim disa mungesa, përfshirë edhe mua. Do të jetë një skuadër ndryshe këtë radhë. Është ndeshja e fundit e turneut dhe ne duam që a mbyllim sa më lart.

Dua të bëj më të mirën ndaj Skocisë dhe Alan McGregor. I kam thënë atij se po luajmë në një qytet të keq, me ushqim të keq dhe të gjitha të tjerat, por thjesht kam bërë shaka. Do të jetë një ndeshje e mirë ndaj Skocisë”, – u shpreh Grezda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN