MENU
klinika

Reagon VMRO-DPMNE

‘Gruevski është viktimë e persekutimit politik’

17.11.2018 - 20:49

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në Gostivar duke komentuar mbi zhvillimet e fundit në vend, tha se qeveria nuk e drejton vendin në drejtimin e duhur, ndërsa për arratisjen Nikolla Gruevski, ish-kryetarit të partisë, përsëriti se ai është viktimë e persekutimit politik dhe po ashtu ai nuk e justifikon arratisjen e tij nga vendi.

Sipas Mickoskit opinioni në Maqedoni është dëshmitarë i një teatri që po të mos ishte tragjike, do të ishte qesharake, ndërsa rolin kryesor e ka udhëheqësi i Qeverisë.

mickoski-konica.al

Unë dua të apelojë deri tek kryeministri për të ardhur në vete dhe seriozisht ta kuptoj situatën, sepse mijëra jetë varet nga veprimet e tij dhe për shkak se jo vetëm që nuk do të çojë vendin në drejtimin e duhur, por kjo është e gabuar dhe do të marrë shumë gjenerata”, tha Mickoski

Ndërsa, për arratisjen e Nikolla Gruevskit ai u shpreh se ai është viktimë e persekutimeve politike, mirëpo, siç tha ai, nuk mund ta justifikojë ikjen e tij. /Konica.al/