MENU
klinika

Lajmërohet Gruevski

Gruevski: Hungaria e ka pranuar kërkesën time për azil politik

20.11.2018 - 16:55

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka njoftuar se Hungaria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij për azil politik.

Ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook njofton se qeveria e udhëhequr nga LSDM ka dashur t’ia merr lirinë.

Sot Republika e Hungarisë, anëtare e BE-së dhe NATO-së i është përgjigjur pozitivisht kërkesës sime për azil politik, për shkak të përndjekjes politike në Maqedoni. Në kërkesën për azil politik kam përmendur se e kërkoj azilin për shkak të përndjekjes nga qeveria e re e udhëhequr nga LSDM. Kam përmendur se qeveria dëshiron të ma merr lirinë duke përdorur hapa jodemokratik dhe metoda të keqpërdorimit të Prokurorisë dhe sistemit gjyqësor në Maqedoni”, shkruan Gruevski.

Ai para disa ditëve për shkak të dënimit me burg prej dy viteve, u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil politik në Hungari.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme Ministria e Drejtësisë në Maqedoni njoftoi se e ka dërguar kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit nga Hungaria. /Konica.al/



VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kaloi nga Hani i Hotit

Gruevski u arratis nga Shqipëria

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase