MENU
klinika

Bëhet virale në rrjetet sociale

Guardiola duke kërcyer, video gazmore e tij

23.11.2018 - 19:00

Pep Guardiola, sot trajner i Manchester City, duket se nuk ka pasur shumë klas kur ka qenë më i ri në moshë. Një video e rrallë është shpërndarë në internet ku shihet Pep Guardiola duke vallëzuar në një festë shumë vite më parë.

Në këtë video trajneri i Manchester City-t vërehet duke vallëzuar me një grua në një atmosfere festive. Një Guardiola i ri me një kostum dhe lëvizje interesante, po ashtu edhe me stilin e flokëve më ndryshe sesa tani.

Gjithsesi, kërcimi i tij lë shumë për të dëshiruar, gjë që ka bërë që në rrjetet sociale të tallen me të. Pavarësisht kësaj, Pep fitoi titullin në Premier League sezonin e kaluar, ndërsa vijon të kryesojë përsëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN