MENU

Ballkani Perëndimor në BE

Hahn: Anëtarësimi i Ballkanit, një përparësi e BE-së

20.11.2018 - 09:40

Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është njëra ndër prioritetet e Unionit. Kështu ka deklaruar nga Vjena, Komisari për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ai ka theksuar se procesi i integrimit të këtyre vendeve në BE bazohet në merita dhe çdo vend do të trajtohet në mënyrë të veçantë.

Është e rëndësishme që të rikujtoj edhe njëherë se sa e rëndësishme është perspektiva evropiane e këtij rajoni dhe është e rëndësishme që të theksohet se bëhet fjalë për perpsektivën e gjashtë vendeve. I gjithë procesi bazohet në merita dhe është joreale se të gjitha vendet do të anëtarësohen njëkohësisht por, është e rëndësishme që të gjitha gjashtë vendet të kenë këtë perspektivën”, tha ai.

Kancelari Kurz, tha se vendi i tij mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar se stabiliteti i Evropës në shkallë të lartë varet edhe nga stabiliteti i sigurisë së këtij rajoni.

Ne vlerësojmë se Bashkimi Evropian mund të jetë i plotë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së. Për këtë, mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt aleancës evropiane dhe vëmendja jonë gjatë kryesimit me BE-në është e kthyer veçanërisht drejt këtij rajoni”, tha Kurz.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, temë diskutimi ishim perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimit rajonal dhe konfliktit bilateral. /Konica.al/