MENU
klinika

Formula 1

Hamilton nuk ndalet, niset i pari në Brazil

10.11.2018 - 19:21

Piloti britanik Leëis Hamilton nuk pushon, edhe pse ka fituar titullin kampion në Formula 1 për këtë sezon dhe të pestin në karrierë. Ai siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Interlagos, aty ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Brazilit, gara e parafundit e këtij Botërori.

Britaniku dha kohën 1’ 07” 281, rekord për këtë pistë, duke lënë pas rivalin e Ferrarit, Sebastian Vettel, dhe të dy do ta nisin garën e nesërme nga vija e parë e startit.

Në vijën e dytë sërish çifti Mercedes-Ferrari, me dy pilotët finlandezë Valtteri Bottas dhe Kimi Raikkonen, që u renditën në vendet 3-4 dhe pas tyre dy makinat Red Bull.

Piloti holandez Max Verstappen u klasifikua i pesti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Daniel Ricciardo. Në “Top-10” edhe Ericsson e Leclerc (Sauber), Grosejan (Haas) dhe Gasly (Toro Rosso). Gara e nesërme parashikohet e fortë dhe interesante, pasi priten reshje shiu para dhe gjatë zhvillimit të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN