MENU
klinika

Arti bashkon shtete!

Hapet ekspozita “Shqiptarët në Puglia”

29.11.2018 - 17:05

Qëllimi i këtij aktiviteti kulturor është të promovojë vlerat kulturore të Shipërisë dhe shqiptarëve, përmes artit, traditave kulturore, gastronomisë dhe turizmit.

Me rastin e 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ky aktivitet konsiderohet tepër i rëndësishëm dhe i suksesshëm nga kuratorja e ekspozitës.

Në qendër të këtij aktiviteti është arti, kultura dhe historia e Shqipërisë, që prezantohet nëpërmjet veprave të artit si: mozaikë, pikturë, filma, fotografi dhe muzikë.

Realizimi i sukseshëm i kësaj ekspozite vjen edhe si rezultat i bashkëpunimit të madh të Konsullatës Shqiptare në Bari, që ka qenë gjithmonë një urë lidhëse të përhershme midis Shqipërisë edhe Italisë, i artistëve shqiptarë në Itali, por edhe i artistëve italianë që kanë pasur një eksperiencë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Disa referime të ndryshme flasin edhe për kulturën, ekonominë, politikën edhe mundësitë, që Shqipëria jep në ditët e sotme.

Ky pra ishte objektivi kryesor i artistëve pjesmarrës në këtë ekspozitë, të dërgonin Shqipërinë në Puglia të Italisë, të shpalosin vlerat, traditat, kulturën, përmes artit i cili është gjuhë që jo rrallë herë bashkon qytete, shtete e kombe me njëri-tjetrin.

Objektiv tjetër ka qenë edhe dëshira e madhe për të sensibilizuar njerëzit të njohin territorin dhe historikun e Shqipërisë.

Publiku shijoi aktivitetin nga ora 12.00 deri në 16.00, kur u pre dhe shiriti i kuq.

Ekspozita do të qëndrojë hapur në “Sala Colonnato del Palazzo della Provincia” (Sallën Kolonato të Pallatit të Provincës) në Bari, deri në datë 5 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E gjithë bota përulet para portretit të saj

Elena Peshkopia, shqiptarja që u bë femra më e zgjuar në planet

Pas më shumë se një shekulli

I vodhi 26 vepra arti, tani do ia kthejë!