MENU
klinika

Vrasje dhe ekzekutime

Historia e Vilës së Enverit. Fundi tragjik i pronarëve të saj

30.11.2018 - 09:55

Kur Enver Hoxha erdhi në pushtet dhe u vendos në Tiranë, ai mori një nga vilat më të bukura të kryeqytetit për të jetuar me familjen e tij. Edhe sot që kanë kaluar shumë vite, ajo mbetet një nga vilat më të bukura të Tiranës, përpos që gjendet në zonën më të populluar të kryeqytetit. Ajo ka një arkitekturë të bukur dhe moderne për kohën kur u ndërtua.

Por mbrapa atyre mureve, fshihet një tjetër histori diktatoriale, që ka të bëjë me vrasje dhe ekzekutime.

Kastriot Dervishi në një shkrim në Facebook para pak kohësh tregoi se cilët kanë qenë pronarët dhe si përfunduan ata pasi Hoxha i “vuri” syrin shtëpive të tyre.

Ja çfarë shkruante ai:

Historia e dy shtëpive të E. Hoxhës…

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe.

Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, më 9.1.1940, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti. Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin duke revokuar marrëveshjen e datës 9.1.1940.

Më 2.6.1942 u përpilua “akt revokimi kontrate qiradhënie, fshirje inskriptimi hipotekar, shitje-blerje trualli dhe deklarim zotërimi shtëpie”. Zonja Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu gjithë truallin e shtëpisë dhe parcelës. Megjithatë në këtë shtëpi deri në vitin 1944 banuan Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga Korça.

Qemal Biçakçiu (1921-1988) u dënua dhe vuajti burgimin në vitet 1946-1960. Pas daljes nga burgu bëri një jetë të vështirë e pa gëzime. Deri në vdekje ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

Hamit Myftiu u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2.3.1948.

Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr.31.

Përvjetori i lindjes së Dritëro Agollit

Shtëpia e shkrimtarit hapet si muze për vizitorët

Ngjarje tragjike që tronditi qytetin e “Luleve të Verës”!

Misteri i vdekjes së filantropit të famshëm korçar

Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit