MENU
klinika

Opinion

Historia jonë me pasthirrmat ‘shyqyr’

15.11.2018 - 10:56

Nga Salih Mehmeti 

Përsiatjet joakademike mbi të kalumën tonë janë të mbërthyeme prej nji hermeneutike deterministe. Krejt historia jonë lexohet me pasthirrma “shyqyr” ndaj nji rrethane ose tjetre. Prej revizionistëve neotomanë, rezonimi i vetëm që bahet âsht ky:

– “shyqyr” që ndodhi invazioni sllav se i dha fund procesit të romanizimit të ilirëve;

– “shyqyr” që ndodhi invazioni norman se i dha fund procesit të bizantizimit të arbërve;

– “shyqyr” që ndodhi invazioni anzhuin se i dha fund sllavizimit në veri;

– “shyqyr” që ndodhi invazioni nemanjiq se i dha fund bizantizimit të arbërve në Epir;

– “shyqyr” që ndodhi invazioni osman se i dha fund sllavizimit të arbërve;

– “shyqyr” që ndodhi invazioni habsburg se i dha fund osmanizimit të shqiptarëve…

…e sa e sa “shyqyre” të tjera. Kjo makronarrativë historike, që theksin e ka gjithnji te fenomene imagjinare, kish me qenë e denjë për nji histori botnore civilizimi, ama jo për nji korner të vogël të Evropës.

Nuk ka as histori personale, as histori arti e as histori ekonomie, jurisprudence e strukturash të tjera. Dhe krejt kjo vjen se survivalizmin e ndjesojmë si vlerë, anipse ai ma shumë asocion me instinktin dhe ma pak me inteligjencën.

Janë këto qasje që e primitivizojnë qenien shqiptare në kohë-hapësirë, sepse e kondensojnë në nji kafshë aspak zoon politikon, por thjesht si kafshë që ka instinkt e mbijeton…